Për nder të Besartës, vajzës së Hamëz Jasharit, mërgimtari nga Kumanova e kishte pagëzuar vajzën me emrin e saj

Besarta Jashari, e bija e heroit të kombit, Hamëz Jashari, ishte e mbijetuara e vetme e familje legjendare Jashari, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1998 në Prekaz. Ajo në kohën e luftës së fundit në Kosovë ka qenë 10 vjeçe, shkruan Open-TV.

Avdi Neziri nga Çerkezi i Kumanovës, mërgimtar nga Zvicra, e kishte pagëzuar vajzën e tij me emrin Besarta, në shenjë nderi dhe respekti të heroinës.

Për Open-TV, Avdiu rrëfen se Besarta në jetë i kishte ardhur pas dhjetë vitesh martesë.

“Kur më 24 mars të vitit 1999 filluan bombardimet e NATO-s në Kosovë ne në televizion ndoqëm një emision ku mësuam se gjatë sulmeve brutale të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta kishte qenë e vetmja që kishte shpëtuar. Kur e pamë se çkishte ndodhur në atë familje në atë moment i kam thënë gruas time se nëse do të na lind ndonjë vajzë do ta pagëzojmë me emrin Besarta, ndërsa nëse lind djal do ta pagëzojmë me emrin e babës tim të ndjerë, Shefki. Deri atëherë ne nuk kishim fëmijë. I kishim bërë 10 vite martesë”, rrëfen mërgimtari Avdi Neziri, i mbushur me emocione dhe lot.

Pastaj, ai u ndal pak e mori vetën dhe vazhdoi tregimin:

“Për koincidencë, më 24 mars të vitit 1999 kuptuam se do të bëhemi prindër. Në spitalin e St. Gallenit i tham mjekut që deri në momentin e lindjes mos të na e tregoj gjininë. Kemi pritur 9 muaj. Kur lindi vajza mjeku erdhi dhe më tha: Urime keni një vajzë, na tregoni se si do ta pagëzoni. Unë mora frymë thellë: Elhamdulilah. I thash mjekut që emrin e ka moti:Besarta”, thotë Avdi Neziri, të cilit i dalin lotët deri sa e rrëfen këtë moment të paharruarë në jetë.

Lexo edhe:  Haradinaj për Kurtin: Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar

Ai thotë se është krenare me vajzën që ka dhe se ajo me krenari e mbanë këtë emër. Ndryshe, ajo me profesion është teknike e dhëmbëve dhe punon në St. Gallen.

“Po, ajo e mbanë emrin Besarta me shumë krenari. Ne ia kemi treguar historinë se si ka ardhur deri te ky emër. Si fëmijë të vetëm që e kemi jemi shumë krenarë dhe jemi krenar deri me tani me të arriturat e saj në jetë”, shtoi Avdi Neziri.

Besarta është martuar vitin e kaluar dhe në dasmën e saj kishte kënduar e madhja Shkurte Fejza dhe vajza e saj Gresa Behluli.

Mërgimtari Avdi Neziri tregon se kur vijnë për për pushime në vendlindje shpeshherë e vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.