Zbulohen detaje se si u rrah fort 23 vjeçari në Drenas nga 4 persona

Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur të hënën në Drenas, ku një person u sulmua keq, teksa njëri nga të dyshuarit ra në prangat e Policisë. Rastit dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur dje në mesditë, kur katër persona sulmuan fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas, e më pas është transferuar në QKUK, thonë burimet nga Emergjenca.

Pasi dikush e njoftoi Policinë në lidhje me incidentin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa më pas janë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare, ku është marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka treguar se si u përballë me personat e dyshuar.

Sinjali mëson se akoma nuk janë bërë të njohura detajet e ngjarjes, por që Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga personat e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  KOSTT: Nga sot rryma në veri do të paguhet njësoj si në gjithë Kosovën