Ky është personi që u gjet i vdekur sot në mes të rrugës, Policia po e cilëson “vdekje të dyshimtë”

Mëngjesin e sotëm një 60-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në qytetin e Gjilanit. Mësohet se personi që u gjet pa shenja jete është Agim Gagica.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimë me të cilën dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës së tij.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë”

“Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, thuhet ne përgjigjen e PK-se dhënë Insajderit.

Lexo edhe:  Lajm i keq për kosovarët, bankat rrisim edhe më shumë normat e interesit