Rruga Mitrovicë-Zubin Potok mbushet me flamuj kuq e zi

Banorët e fshatit Koshtovë po vazhdojnë vendosjen e flamujve kombëtarë edhe sot.

Nga disa fotografi të dërguara në “Jepi zë” banorët shihen me plot flamuj të cilët po i shpërndajnë në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok.

Ndryshe edhe dje ishin vendosur flamuj në këtë fshat verior.

Flamuj kombëtarë e shtetrorë ishin vendosur edhe në lagjen e Boshnjakëve teksa serbët po protestonin pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.

Lexo edhe:  E morën me qira në Kosovë, e shesin në Shqipëri Audi Q8-n