Kryhet një operacion i rrallë në QKUK, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma nga mitra

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është kryer një operacion i rrallë.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në Facebook, një 40-vjeçareje i janë hequr 21 mioma nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.

Operacioni ka zgjatur më shumë se katër orë.

“40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ishte për shërim në Zvicër, ndërroi jetë gruaja nga Krusha