Meteorologët tregojnë çfarë moti do të mbajë sot dhe nesër

Gjatë javës së dytë të nëntorit pritet që të jetë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin mes 6 dhe 9 gradë Celsius, teksa maksimalet parashihen mes 13 deri 16 gradë.

Fundjava do të jetë me reshje shiu

Raporti i IHMK-së:

Të hënën: mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Të martën: mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të mërkurën: mot me intervale të gjata me diell. Vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.

Të enjten: mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Turqi: Rrokulliset autobusi, gjashtë të vdekur dhe 25 të lënduar