Një fshat në Kosovë mbetet pa imam, ai la Kosovën për të punuar në Gjermani
Këshilli i Xhamisë së fshatit Koshare kanë treguar se kanë mbetur pa myezin në xhaminë e tyre meqë ai që e kishin ka marë rrugën për Gjermani ku edhe tregojnë se do të punojë.
Bëhet fjalë për Artan Rexhepin, të cilin nga kjo xhami e falendërojnë për punën dhe kontributin e dhënë.
Njoftimi i plotë:
Falënderim
Myezini i xhamisë sonë, Artan Rexhepi, sot ka udhëtuar për Gjermani për të punuar atje.Ne, Këshilli i Xhamisë së Koshares, e falënderojmë publikisht dhe i shprehim mirënjohje të thellë për kontributin e tij të madh e fisnik që ka dhënë për xhaminë dhe për xhematin e fshatit Koshare.
Zoti ia shpërfbleftë dhe i dhëntë të mira e suksese në dy jetët!
~Këshili i Xhamisë së Fshatit Koshare