Bie çmimi i naftës, Ministria tregon çmimet për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për ditën e premte.
Çmimi i naftës për ditën e premte është liruar për një cent dhe është 1.71 euro.
Çmimi i benzinës është 1.45 euro për litër. Ndërkaq, çmimi i gazit 0.71 centë për litër.