Një ish infermiere dëshmon për ngjarjet brenda “Orenda”-s në Pejë

Valmira Gërgoci, njëra nga ish-punonjëset e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, e cila gjatë detyrës së saj është kujdesur për të moshuarën e dhunuar, ka deklaruar se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se ajo nuk ka qenë e dhunshme, përveç disa nervozimeve që mund të shfaqte për shkak të sëmundjes së saj.

“Kur e kemi parë nuk e kemi besuar që ka ndodhur, jemi shokuar nga ngjarja. Veprimi i saj është i pajustifikueshëm. Kemi punuar në azil, ndihemi shumë të shokuara nga ngjarja. Unë kam punuar rreth 2 vite aty dhe nuk kemi pasur asnjë ankesa ose raste të tilla”.

Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me zonjën e dhunuar dhe me gjithë banorët, kemi qeshur bashkë e kemi qarë bashkë. Kanë qenë ditë shumë të mra, ajo nuk është person agresiv megjithse sëmundja bën të vetën. Nuk e justifikon asgjë atë që kanë bërë ato persona, çfarëdo sëmundje të ketë zonja nuk mund të goditet me shuplaka edhe nëse ka pasur ndodnjë reagim të dhunshëm. Djali i saj ka qenë jashtë shtetit, vajza e saj vinte shpesh dhe e vizitonte, nuk kemi pasur mosmarrëveshje asnjëherë me familjarët e saj. Zonja ndonjëherë prej sëmundjes mund të ketë pasur reagime nervoze por jo dhunë”, u shpreh ajo

Lexo edhe:  Zjarri në Sopijë të Suharekës, Policia: Një kamion kapi telat e rrymës të cilët morën flakë Top of Form