Mblidhen mbi 1 milion franga për ndërtimin e xhamisë së re në Oensingen të Zvicrës

Më 7 nëntor 2026, në Biberist të Zvicrës, u mbajt një manifestim humanitar i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Oensingen, me qëllim mbledhjen e fondeve për ndërtimin e xhamisë së re në Oensingen.

Në këtë mbrëmje, të mbushur me emocione, solidaritet, besim dhe bujari, qindra pjesëmarrës, hoxhallarë, personalitete dhe mysafirë nga vende të ndryshme u bashkuan për të kontribuar në realizimin e këtij projekti

Falë zemërgjerësisë së donatorëve dhe përkushtimit të organizatorëve, gjatë këtij manifestimi u mblodhën mbi 1 milion franga zvicerane, një shumë e konsiderueshme që do të shërbejë për ndërtimin e xhamisë së re në Oensingen.

Lexo edhe:  Mori ryshfet 30 euro e 50 centë - Dënohet me 1 vit burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë ish-referenti i Gjykatës