Rrahje mes pesë personave në Çagllavicë, njëri prej tyre theret me thikë

Një përleshje fizike është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në mes pesë personave në Çagllavicë.

Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Çagllavicë, 02.11.2022 – 15:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje. Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lendime. Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lexo edhe:  Mjeku ia ktheu shenjat vitale të jetës, burri vdes në QKUK