E dhimbshme: Këta janë mërgimtarët që vdiqën në aksident teksa ktheheshin nga Kosova

Një aksident i rëndë komunikacioni në Gjermani ka marrë jetën e tre personave nga lagjja Nuhaj, e Komogllavës së Ferizajt duke lënë në pikëllim familjarët, të afërmit dhe gjithë komunitetin.

Sipas njoftimit mortor të publikuar nga faqja e fshatit, në aksident kanë ndërruar jetë:Tahir Tahiri në moshën 61-vjeçare, vëllai i Remzi Aliut dhe Xhelal Tahirit, Gentian Tahiri (1992), në moshën 34-vjeçare, djali i Tahir Tahirit dhe vëllai i Astrit Tahirit dhe Gentiana Tahirit.

Laurent Aliu, në moshën 16-vjeçare, djali i Bardhyl Aliut dhe vëllai i Loris Aliut dhe Anesa Aliut”.

Lajmi për humbjen e tyre ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjet Tahiri dhe Aliu, si dhe te të gjithë ata që i kanë njohur.

Është bërë e ditur se për datën dhe kohën e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë sapo të merren vendimet përkatëse.

U shprehim ngushëllime familjeve të të ndjerëve për këtë humbje të rëndë”, thuhet më tej në njoftimin mortor.

Lexo edhe:  29-vjeçarja në Obiliq e çon në Polici babain e saj, thotë se e sulmoi fizikisht