Vetura del nga rruga dhe përfundon poshtë mbikalimit në Dollc të Klinës – pamje
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.
Pamjet e publikuara nga portali lokal Klina Info tregojnë automjetin e përmbysur dhe të dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen pjesë të shpërndara të veturës.
Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse ka persona të lënduar apo cili ka qenë shkaku i aksidentit.
Për rastin pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës, e cila pritet të japë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë

