Plagoset një person me armë në Vushtrri, i dyshuari ikën
Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Vushtrri, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Lajmin për Jepi zë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur me armë zjarri.
I lënduari, mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur menjëherë veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.
Zahiti bëri të ditur se personi i dyshuar është në kërkim, ndërsa në kuadër të veprimeve të para hetimore janë shoqëruar për intervistim katër persona, të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin kompetent, ndërsa Policia pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

