Krimi që tronditi Prishtinën – dihet identiteti i të dyshuarit

Organet e hetuesisë e kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e Agron Hajdarit, të njohur me nofkën ‘Radulla’, e cila ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.

Pas intervistimit të dëshmitarëve, hetuesit policorë e kanë identifikuar Arblind Pirevën si të dyshuar për vrasjen në rrugën ‘Rifat Berisha’ të lagjes Bregu i Diellit në kryeqytet, raporton sot portali Sinjali bazuar në burime.

I dyshuari, Pireva, ndodhet në arrati.

Sipas raportimit të portalit, katër dëshmitarë janë intervistuar të mërkurën për vrasjen e rëndë.

Agron Hajdari vdiq në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të pësuara nga të shtënat me armë zjarri, të cilat e goditën në kokë, gjoks dhe shpinë.

Prokuroria e Shtetit e ka cilësuar rastin si vrasje e rëndë.

Një tjetër ngjarje kriminale, disa rrugë më tej vendit ku ndodhi vrasja e Hajdarit, tronditi lagjen Bregu i Diellit para më pak se dy javësh. Të shtënat me armë zjarri në natën e 14 majit, e plagosën rëndë një person. Autorët e atij krimi nuk janë identifikuar ende.

Lexo edhe:  Rrebeshe shiu me bubullimi, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme!