E dhimbshme: 29 vjeçar kosovar gjendet i vdekur

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar me inicialet F.R.

Sipas Policisë së Kosovës, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për rastin janë njoftuar hetuesit policorë, krimteknikët rajonalë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët pritet të sqarojnë rrethanat e vdekjes.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 23-vjeçari që vdiq sonte në aksidentin e rëndë