Mjeku i Orendas: Infermierja që sulmoi të moshurën, të hënën kërkoi shkëputje nga puna

Njëri nga mjekët në Shtëpinë e Të Moshuarve “Orenda” në Pejë ka treguar se infermierja e cila ka sulmuar të moshuarën në videon e cila po qarkullon në rrjet, të hënën e kësaj jave kishte kërkuar të largohet nga puna.

Doktori Husaj tha se qëllimi i largimit të saj ishte avancimi në studime.

“Infermierja që ka ushtruar dhunë ka kërkuar të hënën me u shkëputë prej punës në Orenda me arsyetimin per avancim ne shkollë”, ka deklaruar mjeku Islam Husaj.

Lexo edhe:  Ankohen nga BIK-u: Pse Kuvendi cakton mbledhje në ditën e xhumasë