Komentet skandaloze për Thaçin nuk e penalizojnë Gecin, Kurti e rikandidon
Albin Kurti nuk e ka larguar Fatos Gecin nga lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ky i fundit në disa deklarata radhazi lutej që ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi të dënohej me burgim të përjetshëm.
Madje, Kurti kishte thënë se nuk ka përgjegjësi pasi ai është në Listës Guxo.
Megjithatë, Geci edhe këtë herë garon me logon e VV-së në zgjedhje.

