Vdes personi që u aksidentua ditë më parë me trenin në Klinë
Një aksident trafiku i mori jetën një personi mbrëmë në rajonin e Pejës. Aksidenti kishte ndodhur më parë, por viktima nuk arriti t’u bëj ballë plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti në fjalë kishte ndodhur më 6 maj rreth orës 12:40 në fshatin Jagodë të Klinës.
Aksidenti u shkaktua në mes një treni të udhëtarëve dhe një makinë pune (valak).
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё (1) person ka pësuar lëndime tё rёnda trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё lëndimeve tё rёnda ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”.
Por mbrëmë rreth orës 03:50, policia është njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë.
“Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.”

