Ky është 20-vjeçari kosovar nga Mitrovica i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi ka tronditur familjen. I riu u privua nga jeta me thikë pas një përleshje në qendër të Kristianstad, fundjavën që shkoi.

Tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik tashmë janë arrestuar dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve – të dyja shqiptare, që daton nga viti 2011.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë Suedeze në këtë rajon, për të marrë informacione të reja, por zyrtari për komunikim nuk e ka dhënë asnjë detaj meqë hetimi po vazhdon.

Megjithatë, Klani ka arritur ta konfirmojë se viktima që u vra të shtunën që lamë pas është Elion Veseli, me prejardhje nga Mitrovica.

Për vdekjen e tij akoma s’kanë njoftuar të afërmit dhe nuk dihet nëse do t’i jepet lamtumira e fundit në Kosovë.

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti  mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershme.

Viktima që humbi jetën të shtunën është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.

 

Informacionet e Klanit janë konfirmuar edhe nga raportimet në mediat suede.

Fillimisht, thuhet se në janar 2011, në turneun e futbollit, rreth 30 persona morën pjesë në përleshjen që po përflitet, ku më pas dy burra dhe dy gra u hetuan për dhunë fizike, por çështja nuk përfundoi në gjyq.

Lexo edhe:  Iu vra djali Luan Haradinaj në ditën e lindjes, Nëna Rukë urohet sot nga familja

Bulletin raporton se “Hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por nuk ka asgjë që tregon se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa nga personat e përfshirë gjenden në databazën juridike Verifiera, por me dy përjashtime bëhet fjalë për vepra të vogla penale.”

Një nga këto përjashtime lidhet me faktin se babai i njërit prej djemve 12-vjeçarë ishte dënuar më vonë po atë vit me tre vite burg, pasi në gjendje të dehur kishte thyer një shishe në kokën e një burri tjetër, rast ky që u cilësua si tentim vrasje, transmeton Klankosova.tv

Më vonë, më 30 dhjetor 2014, tutje thuhet se dy djemtë u takuan sërish për ndeshje tjetër dhe dyshohet se pati sërish përplasje.

Madje, është publikuar edhe dëshmia e njërit prej djemve, që Bulletin njofton se ishte i përfshirë njëri prej prindërve të djemve, që më vonë u dënua.

“Ai kishte topin në sulm dhe e kaloi…[NN2]. [NN2] pastaj e kapi për bluze dhe i tha diçka në shqip që e përkthyer në suedisht do të thotë afërsisht ‘q*** nënën tënde’. Kur [NN1] u kthye, [NN2] e goditi. [NN1] reagoi duke e shtyrë [NN2]. Ai nuk bëri më asgjë ndaj [NN2], por gjyqtari ndërhyri dhe i ndau. Pikërisht kur gjithçka u qetësua, erdhi [babai i NN2] dhe e goditi me një grusht të fortë në hundë”, transmeton Klankosova.tv

Babai i njërit prej tyre raportohet se ishte vetë trajner futbolli, por u largua pas një tjetër përleshjeje gjatë një ndeshjeje në Skåne në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor 2023 ndodhi një aksident jashtë Kristianstadit, që çoi në një përleshje të madhe ku dy persona u dërguan në spital dhe tre persona u arrestuan nga policia.

Lexo edhe:  Në ditë Bajrami, gruaja në Pejë e sulmon burrin me kaçavidë

“Policia dyshoi për një “përplasje të qëllimshme” dhe të dy familjet armiqësore u përmendën edhe atëherë.”