Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.
I akuzuari kryesor, Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm burgim për përfshirjen e tij në këtë rast të rëndë.
Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, duke theksuar se vrasja ishte e planifikuar dhe e organizuar.
Edhe dy të akuzuarit e tjerë u dënuan me nga 30 vite burg.

