Rama paralajmëron rikthimin e teleferikut në Gërmi

Përparim Rama ka njoftuar për planet për rikthimin e teleferikut në Gërmia, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm për zhvillimin rekreativ dhe sportiv të zonës.

Sipas tij, rikthimi i ski-liftit nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por edhe një mënyrë për të rikthyer kujtimet për qytetarët dhe për të krijuar mundësi të reja për brezat e rinj.

Ai ka bërë të ditur se në një takim me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve përkatëse, janë diskutuar hapat konkretë për realizimin e projektit, i cili tashmë po merr formë më të qartë zhvillimore.

Rama theksoi se, duke qenë se Gërmia është zonë e mbrojtur, çdo ndërhyrje do të bëhet në përputhje me standardet mjedisore dhe legjislacionin në fuqi.

Sipas tij, në koordinim me institucionet qendrore, po punohet për krijimin e bazës ligjore dhe teknike që do të mundësojë jetësimin e këtij projekti, të cilin e cilësoi si një zhvillim të madh për kryeqytetin.

Lexo edhe:  Trupi i Faton Hajrizit arrin në Kosovë