Ndërron jetë infermierja Lumnije Avdiu, mbi 40 vjet shërbim në Spitalin e Mitrovicës

Ka ndërruar jetë infermierja Lumnije Avdiu, e cila për më shumë se katër dekada shërbeu me përkushtim në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Lajmi për vdekjen e saj është pranuar me pikëllim nga kolegët dhe stafi shëndetësor, pasi Avdiu njihej për profesionalizmin, humanizmin dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve, shkruan “Jepi zë”.

Ajo punoi për shumë vite në Repartin e Kirurgjisë, ku ndihmoi dhe ofroi kujdes për mijëra pacientë, duke u bërë një figurë e respektuar brenda spitalit dhe komunitetit.

Kontributi i saj shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.

Nga Spitali i Mitrovicës janë shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë stafin shëndetësor për humbjen e infermieres Lumnije Avdiu.

Lexo edhe:  Një burri në aeroport i gjendet në valixhe një elektroshok me mbishkrimin “police”