“Ne jemi vëllezër musliman”, Hakan Calhanoglu para ndeshjes me Kosovën

Në Prishtinë është mbajtur konferenca për shtyp e Kombëtares së Turqisë.

Para ndeshjes së bashku me selektorin Vincenzo Montella, foli dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu.

Turku, nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër.

Më pas foli dhe për lojtarët tanë si Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

“Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip por nuk mund t’i them këtu në konferencë…”, ishin fjalët e Çalhanoglut.

Lexo edhe:  S’ndalet Zhegrova, e shënon edhe golin e dytë në ndeshje