Afrim Muçiqi: Shitja e biletave për tifozët e Turqisë është tradhti kombëtare

Këngëtari i njohur kosovar Afrim Muçiqi ka reaguar para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, duke e cilësuar si “tradhti kombëtare” shitjen e biletave në tregun e zi për tifozët mysafirë.

Në një deklaratë për Bota Sot, Muçiqi theksoi rëndësinë historike të kësaj përballjeje për Kosovën.

“Është një ndeshje jetike, një moment historik që e kemi pritur me shekuj si popull i vuajtur. Jemi vetëm një fitore larg Kampionatit Botëror”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu uroi që kjo ndeshje të përfundojë me sukses për Kosovën, duke e cilësuar si një mundësi të artë për të shkruar histori në futbollin kosovar.

“Uroj që mbrëmja të jetë madhështore, një fitore dhe kualifikim historik që do të bëjë bujë në të gjithë globin, siç po bën tani emri i këtyre djemve të artë”, është shprehur Muçiqi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë konsiderohet si një nga përballjet më të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, pasi një fitore eventuale do të sillte një kualifikim historik në Kupën e Botës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim