Trondit Kokalla, tregon çka i tha Naim Murseli pasi u vra Liridona
Sot është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka dëshmuar njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla.
Para trupit gjykues, ai ka thënë se në natën kur është kuptuar për vrasjen, sipas tij, Naim Murseli i ka thënë: “E kreva punën”.
“Po më kujtohet që ma ka thënë këtë. I kam thënë: mos më fol për kësi gjëra mua, as nuk më ka interesuar”, deklaroi ai para trupit gjykues.

