Person në kërkim
Me autorizim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar, fotografia e të cilit është publikuar.
I dyshuari kërkohet për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”, sipas nenit 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas autoriteteve, rasti ka ndodhur më 6 janar 2026 në një qendër tregtare në Ferizaj.
Policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se çdo informacion lidhur me personin në kërkim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Të dhënat mund të dërgohen përmes adresës elektronike [email protected] ose duke kontaktuar në numrat e telefonit 192 dhe 0800 19999.


