Shefi i CIA-s për Ballkanin viziton Kosovën, shkon mysafir në odën e Ramush Haradinajt

Shefi i CIA-s për rajonin e Ballkanit zhvilloi sot një vizitë në shtëpinë e Ramush Haradinajt në Gllogjan.

Takimi u mbajt në një atmosferë private dhe u konsiderua si pjesë e kontakteve të rregullta që institucionet amerikane mbajnë me figurat kryesore politike të Kosovës.

Sipas burimeve, gjatë takimit u diskutuan çështje të sigurisë rajonale dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

Vizita vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të ndryshme politike dhe është duke kërkuar të konsolidojë pozitën e saj në skenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:  Xhaxhai sulmon nipin në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë