Gjendet një granatë në Suhodoll të Mitrovicës, Policia e KFOR-i dolën në vendngjarje

Një granatë dore e pashpërthyer, është gjetur sot në fshatin Suhodoll nga një qytetar gjatë punimeve në tokë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas informacioneve fillestare, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të parandaluar çdo rrezik për banorët.

Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe KFOR, konkretisht njësia finlandeze, të cilë janë marrë me procedurat e largimit.

“Jepi zë” ka kontaktuar me Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë informacion.

Lexo edhe:  Sveçla për Shemë Mustafën: Kujtim i përjetshëm për Policinë e Kosovës