Arrestohet një paramilitar serb për krime lufte gjatë viteve 98-99 në Kosovë
Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, shkruan “Jepi zë”.
Sipas një komunikate të përbashkët të Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar personin me inicialet Z.S.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, pasi sipas autoriteteve ka qenë pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe që dyshohet se ka kryer krime në fshatin Matiçan, në Komunën e Prishtina gjatë viteve 1998–1999.
Autoritetet kanë bërë të ditur se brenda afatit ligjor, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special.

