Ryshfet për patentëshoferë, arrestohen katër persona në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar katër persona të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime në procesin e pajisjes me patentëshoferë.

Të dyshuarit akuzohen për marrje ryshfeti, falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar 800 euro si dhe prova të tjera materiale.

Për një nga ekzaminerët, Sinjali ka raportuar ekskluzivisht. Bëhet fjalë për Vjollca Lajqin, e cila dyshohet se ka kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës në procesin e ekzaminimit për pajisje me patentëshofer.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa ndaj të arrestuarve pritet të kërkohen masa sigurie nga gjykata.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim