E rëndë: Miradije Gashi humb jetën në QKUK pas plagosjes në Majac të Podujevës

Një zhvillim i rëndë është konfirmuar nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevës, ku njëra nga të plagosurat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Miradije Gashi (68-vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Ajo ishte plagosur në shtëpinë e saj, në një incident ku dyshohet se autorja është Ardita Gashi, e cila paraprakisht dyshohet se kishte qëlluar për vdekje edhe Ilaz Brahimin.

E dyshuara më pas kishte tentuar t’i marrë jetën vetes, duke mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Lexo edhe:  Afrona Dika thyen heshtjen, tregon arsyen e ndarjes nga Blero