Aksident i rëndë në Skënderaj, 6 persona dërgohen në Spitalin e Mitrovicës

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Skenderaj–Klinë, në segmentin që kalon nëpër fshatin Rakinicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për “Jepi zë” se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lexo edhe:  Egzon Pacolli: Çeku është Hajn, jo Hajr, vëllaun e vet e shpërbleu 257 mijë euro, motrën e Abrashit me 255 mijë, burrin e Fitores me 52 mijë