Endrit Thaçi kujton gjyshin në përvjetorin e parë të vdekjes

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kujtuar gjyshin e tij, Haxhi Thaçi, në përvjetorin e parë të vdekjes.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur mungesën e thellë të gjyshit dhe këshillave të tij të vyera.

“Një vit pa ty, gjysh! Më mungojnë shumë bisedat tona dhe këshillat e tua. Fjala jote e urtë dhe zemra jote e madhe do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për familjen tonë. Do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona!”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Disa qytetarë marrin fotografinë e Thaçit dhe veturën me mbishkrimin "Liria ka emër" dhe shkojnë ta vizitojnë në Hagë