U goditën në kamion, pamje nga aksidenti i rëndë në Itali ku vdiqën 2 të rinjtë nga Mitrovica

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të premtën në një autostradë në Itali.

Siç mëson “Jepi zë”, viktimat janë Ardian Avdyli dhe Fidan Peci, të cilët nuk kanë arritur t’u mbijetojnë lëndimeve të rënda të marra në aksident.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se vetura me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë është përplasur fuqishëm në pjesën e pasme të një kamioni. Si pasojë e goditjes së fortë, pjesa anësore dhe e pasme e veturës është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Dyshohet se përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke u shkaktuar të rinjve plagë fatale.

Lexo edhe:  Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend në disa argjendari të Prizrenit