Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknologjike në vlerë rreth 200 mijë euro
Policia e Kosovës ka pranuar sot donacion nga Gjermania pesë vetura dhe pajisje teknologjike në vlerë rreth 200 mijë euro.
“Me datën 23.02.2026, Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane zëvendës ambasadorin z. Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë.
Ky donacion synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror.
Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike. Policia e Kosovës, vlerson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë”, theksohet në njoftim.

