Kaq pagoi Labi për ta publikuar videon ku shihet se banorët përdornin telefon/FOTO
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje që ka ngjallur debat të madh.
Pas eliminimit nga spektakli, të cilin ai e ka cilësuar si të padrejtë duke pretenduar se kishte më shumë vota pro qëndrimit sesa kundër Rexha ka ndarë një material që sipas tij hedh dritë mbi një situatë të dyshimtë brenda shtëpisë.
Në pamjet e publikuara, që pretendohet se janë filmuar pa dijeninë e produksionit, shfaqet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në dorë një telefon, i cili sipas Rexhës i përkiste ish-banores tjetër, Alba Pollozhani.
Por, për ta siguruar këtë video, Labit i ka kushtuar goxha.
Vet Bia përmes një video në Tik-Tok ka thënë se Labi ka paguar 25 mijë euro për ta siguruar këtë video.
“He pagu 25k eur (labi rexha pagu)”, është pëgjigjia që Bia i ka kthyer një komentueses e cila e ka pyetur se si e ka siguruar këtë video.


