Tifozët e Lille me pankartë të turpshme për Kosovën, Crvena Zvezda  i falënderoi në frëngjisht

Edhe pse stadiumi nuk ishte i mbushur plot, mbështetësit më besnikë të Lilles shpalosën një flamur që paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë, së bashku me një pankartë me mbishkrimin “Jo dorëzim”.

Lëvizja e tyre, duke ushqyer obsesionin e serbëve ndaj Kosovës, nuk kaloi pa u vënë re.

Crvena Zvezda reagoi shpejt përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin social X, ku shkurt shkroi “Merci!” në frëngjisht, duke falënderuar tifozët e ekipit vendas.

Sa i përket fushës, klubi beogradas arriti një fitore minimale, por të vlefshme, me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu një avantazh të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit