Me 186 km/h në zonë 80, shoferja gjobitet me 500 euro dhe i merret leja nga video në “snapchat”

Një kundërvajtëse është ndëshkuar rëndë pasi ka tejkaluar skajshëm shpejtësinë e lejuar në një zonë me kufizim ligjor 80 km/h.

Sipas njoftimit, me datën 15.01.2026, gjatë drejtimit të mjetit, ajo ka lëvizur me shpejtësi 186 km/h, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në trafik. Veprimi i saj është incizuar nga vetë kundërvajtësja dhe është publikuar në snapchat, shkruan “Jepi ze”.

Pas procedurave përkatëse, me datën 18.02.2026 atij i është shqiptuar fletgjoba në vlerë prej 500 euro, janë vendosur 5 pikë negative në patentë-shofer si dhe i është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit për 6 muaj.

“Me datёn 15.01.2026, kundёrvajtёsi gjatё drejtimit tё mjetit ka bёrё tejkalimin e shpejtёsisё nё zonën e kufizimit ligjor me shenjё trafiku 80 km/h, kundёrvajtёsi ka drejtuar veturën me shpejtёsi 186 km/h, ky veprim ёshtё incizuar nga vetё kundёrvajtёsi, ku me datёn 18.02.2026 kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar fletgjoba prej: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse”.

Lexo edhe:  Rahovec: Qytetari i gjen 10 mijë euro, i dërgon në polici për t’iu kthyer pronarit