ZRrE: Aplikimet për shtrenjtim të tarifave të operatoreve energjetik janë në fazën e shqyrtimit

Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë me dije se lajmi që ka qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin të përgjithshme të gjithë konsumatorëve.

Ky institucion ka bërë me dije se ai lajm ka të bëj me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shit-blerjen e saj.

Në një përgjigjej për RTV21, ZRrE ka treguar se aplikimet për shtrenjtim të tarifave të operatoreve energjetik si KOSTT, KEDS, KESCO janë në fazën e shqyrtimit.

“Informacioni i shpallur lidhet me kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) dhe konfirmimin e tarifave për vitin 2026, të cilat do të mbeten të pandryshuara krahasuar me periudhën paraprake. Ky vendim nuk ka të bëjë me tarifat për operatorët e tjerë të energjisë, si KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat janë ende subjekt i një procesi të rishikimit dhe vlerësimit të aplikacioneve për të hyrat e lejuara maksimale.”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Lexo edhe:  Vidhen mijëra euro e armë në një shtëpi në Gjakovë, zbulohen hajnat