Gërmime në Marinë të Skenderajt, gjenden mbetje eshtrash që dyshohet se janë nga lufta e fundit

Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka realizuar gërmime në fshatin Marinë të komunës së Skenderajt, në kuadër të hetimeve për rastet e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99.

Gjatë gërmimeve janë hasur mbetje eshtrash, që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet janë marrë nga njësia e IML-së dhe janë dërguar për ekzaminim mjekoligjor, me qëllim të identifikimit dhe verifikimit shkencor të tyre. /

Lexo edhe:  Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën