Seanca e parë për vitin 2026, sot para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot me fillim nga ora 09:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca është e para e vitit 2026, që i prin ciklit të seancave të mëparshme, e që në atë të fundit u paraqitën video-incizime që, sipas prokurorisë, tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.

Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava, raporton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar.

Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

Lexo edhe:  Ndalesa e produkteve serbe në Kosovë i kushtoi Serbisë 150 milionë euro dëme