Armë, municion dhe granata dore gjenden në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar armë, municion dhe granata dore gjatë një aksioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 24 janar rreth orës 09:20, pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative, policia ka realizuar kontrollin e objektit, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

1 armë automatike AK-47
1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe
10 karikatorë të zbrazët
6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë
84 fishekë për pushkë automatike
14 fishekë për pushkë gjysmë automatike
1 rrip për fishekë
2 granata dore M50
Pajisje për pastrimin e armëve

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Deri tani, nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Lexo edhe:  Deputeti njofton për shërimin me sukses të vajzës së tij në Turqi, ky është shkrimi emocionues