Asnjë serb s’banon aty, por Rasic e kapi një grumbull votash në Sfeqël të Podujevës

Tash kur manipulimet me votat e deputetëve po raportohen kudo, një ngjarje interesante paska ndodhur edhe në një fshat ku s’ka fare serbë, por kandidati Nenad Rasic ka fituar vota

Analisti nga Podujeva, Shemsi Jashari, ishte ai që njoftoi për këtë rast të çuditshëm, ku në një fshat pa komunitet serb ka marrë mbështetje partia e ish-ministrit të Qeverisë Kurti.

”Nenad Rashic në Sfeqel të Podujevës, paska marrë 16 vota e Sfetlana Ravic 15 vota pa asnjë serb që banon aty!”, shkroi Jashari në Facebook.

Duhet të theksohet se Nenad Rasic arriti të bëhet deputet me pak vota dallim, meqë Lista Serbe s’arriti ta sigurojë edhe mandatin e 10-të nga komuniteti serb.

Lexo edhe:  “Inskenim”, “e ka bo për llajka”/ Disa komentues fyejnë qytetaren që u sulmua seksualisht në Pejë