Arrestohet shoferi i mitur, që shkaktoi aksidentin fatal në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 19:30, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një mashkull kosovar, ndërsa katër meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran.

Me urdhër të prokurorit për të mitur, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe:  Traktori i ngarkuar me gurë bie nga ura afër Kaçanikut