Afërsia Limi-Dolce, Alba shpërthen në lot: Dashuri e sëmurë…

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka shpërthyer sërish në lot për Lim Hotin, teksa nuk e pranon dot afërsinë që ai ka krijuar me Dolcen, duke qenë se të gjithë ndodhen në të njëjtën shtëpi.

Gjatë një bisede me Labinot Rexhën, Alba shihet e emocionuar dhe duke qarë, ndërsa thekson se Lim Hoti është një “pikë e dobët” për të.

“Unë vetëm si e shoh si e kap për qafe. Ai tani është në afrimitet me të, pikë të dobët e kam vetëm familjen dhe atë. Unë kur e shoh se si rri me Dolcen nuk e hap dot gojën. Fola, ajo që thotë ai, ajo është. Nuk e di si ekziston fjala dashuri e sëmurë,” u shpreh ajo.

Që nga hyrja e tij në shtëpinë e BBVK, Lim Hoti ka krijuar një raport të afërt me Dolcen, duke shkëmbyer madje edhe puthjen e parë, gjë që e ka mërzitur jashtëzakonisht shumë Albën.

Ajo ka thënë se është e dashuruar me të dhe nuk sheh tjetër.

Nga ana tjetër, Lim Hoti i ka bërë të qartë Albës se nuk ka hyrë në shtëpi për të dhe se nuk ka ndjenja romantike ndaj saj.

Lexo edhe:  Deklarata e Vivit se i ndau bixhozi, reagon menjëherë Getinjo