Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbërritur në gjykatë, lidhur me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Në këtë seancë gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

Lexo edhe:  Përleshje mes nxënësve në Mitrovicë: Theret me thikë një 15-vjeçar, dërgohet me urgjencë në QKUK