Raportohet se dronë nga Serbia kanë shkelur territorin e Kosovës
Dy dronë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit. Sipas informacioneve që ka Paparaci, të njëjtët vijnë prej territorit të Serbisë në zonën kufitare të Muqivërcës.
Burime të Paparaci nga institucionet e sigurisë, tregojnë se dronët kanë hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 19:30-19:45 të natës së sontme pranë fshatit Novosellë të Kamenicës.
Po ashtu, bëhet e ditur se për rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar statikë edhe afër stacionit policor të Breznicës.
Burimet gjithashtu bëjnë me dije që është njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të cilët kanë konfirmuar se dronët nuk u përkasin atyre.
Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të 2025 edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

