Policia arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy serbë në Mitrovicë të Veriut, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur para në një objekt fetar, i cili ndodhet në rrugën “Qeta e Minatorëve”.

“Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar dhe kanë pranuar kryerjen e veprës penale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është caktuar masa e ndalimit për të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit M.S. (2007) është ndaluar për 48 orë si dhe D.R. (2008), i mitur, është ndaluar për 24 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Aksidentohen dy vetura te Mensa e Studentëve, Policia dhe Ambulanca në vend të ngjarjes