Parashikimi i motit për sot dhe gjatë javës
Sot pritet të mbajë mot me vranësira të ulëta në mëngjes. Në mesditë mund të ketë intervale kohore me diell, ndërsa pasdite shtim i vranësirave e në mbrëmje reshje lokale shiu. Në viset malore reshje të pakta bore.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalja deri në 8 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri nesër pritet të ketë shtim të vranësirave dhe pasdite me reshje lokale shiu. Pasdite reshjet do të jenë të pakta, kurse në mbrëmje vonë dhe gjatë natës priten reshje më të shumta shiu.
Edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Reshje shqote e bore vetëm në disa vise malore.
Të mërkurën na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në Shqipëri reshjet pushojnë për të vazhduar në pjesën më të madhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë natës dhe shumë herët në mëngjesin e së Enjtes në disa pjesë të Kosovës ato do të përzihen me shqote dhe borë.
E Enjtja pritet të kushtëzojë mot të ftohtë të vranët me reshje të pakta lokale në disa pjesë të Kosovës mund të ketë reshje të dobëta bore, kurse në pjesë të Shqipërisë reshje sporadike shiu./MeteoBallkan

